Instalo panelin
Një komandë instalon panelin, ndërfaqen web dhe gjithçka që i duhet në një server Linux. Merr disa minuta.
Çfarë të duhet
- Një server Linux me systemd (me apt, dnf ose yum) dhe akses root.
- Internet nga serveri, për të shkarkuar panelin dhe varësitë.
- Porta 18080 e arritshme nga shfletuesi që do përdorësh për ta menaxhuar panelin.
1. Instalo
Ekzekuto këtë si root në serverin tënd. Në fund instaluesi printon fjalëkalimin e adminit: kopjoje.
curl -fsSL https://raw.githubusercontent.com/kfskenderbeu/Smart-Ai-Panel/main/install.sh | sudo bash
2. Hap panelin
Hap adresën më poshtë në shfletues dhe hyr si admin me fjalëkalimin e printuar. Ndryshoje fjalëkalimin te profili.
http://<server-ip>:18080
3. Aktivizo licencën
Pa çelës licence, paneli punon 7 ditë provë nga starti i parë. Pasi blen licencën, hape panelin në shfletues dhe ngjite çelësin te faqja e aktivizimit (ose te Settings → License). Faqja tregon edhe ID-në e këtij serveri (HWID). Paneli rinis vetë.
Parapëlqen konsolën? Ekzekuto:
/opt/iptv-panel/bin/iptv-panel --activate "YOUR_KEY"
systemctl restart iptv-panel
Çelësin mund t'ia japësh edhe drejt instaluesit:
curl -fsSL https://raw.githubusercontent.com/kfskenderbeu/Smart-Ai-Panel/main/install.sh | sudo bash -s -- --license 'YOUR_KEY'
Opsione të tjera
--trial— instalon versionin trial (pa licencë, mbaron më 15 nëntor 2026)--no-browser— kalon shfletuesin e përdorur nga hyrja në YouTube--dir PATH— instalon diku tjetër nga /opt/iptv-panel--help— shfaq të gjitha opsionet
Përditësimet
Pasi instalohet, versionet e reja ofrohen te Settings → Updates dhe instalohen me një klik.
Të duhet ndihmë? Shkruaj te [email protected]